2009-11-10 15:11:59

Shkëmbim zjarri ndërmjet dy luftanijeve koreano-veriore dhe koreano-jugore.


(10.11.2009 RV)Shkëmbim zjarri dje ndërmjet dy luftanijeve të Koresë së jugut dhe asaj të veriut, njoftoi ministria e mbrojtjes e Seulit. Një anije patrullimi e Koresë së veriut kishte kaluar kufirin verior aq shumë të diskutuar në Detin e verdhë. Anija koerano-jugore ka qëlluar për paralajmërim, por edhe anija koreano-veriore i është përgjigjur zjarrit. Kryeministri koreano-jugor Çun Un Çan e quajti ngjarjen një incident.







All the contents on this site are copyrighted ©.