2009-11-10 15:11:48

Bernar Kushner: Presidenca e Bashkimit Evropian ka nevojë për një personalitet të fortë”.


(10.11.2009 RV)“Presidenca e përhershme e Bashkimit Evropian, parashikuar edhe nga Traktati i Lisbonës ka nevojë për një personalitet të fortë”. Kështu u shpreh ministri i jashtëm francez Bernar Kushner në një intervistë dhënë Radio Francë Inter. “Tani për tani nuk ka asnjë emër të parapëlqyer, tha ministri i jashtëm francez duke iu referuar tri kanditaturave më të mundshme: kryeministrit belg Van Rompui, ministrit të jashtëm të Luksemburgut Zhan Klod Junker dhe ish-kryeministrit britanik Toni Bler. Më pas duke folur për rolin e BE nëpër botë Kushner tha se evropianët duhet të marrin pjesë në zhvillimin e ngjarjeve e jo vetëm t’i financojnë ato.







All the contents on this site are copyrighted ©.