2009-11-09 17:24:44

Çavez jep alarmin për një sulm të mundshëm të Kolumbisë


(09.11.2009 RV)Kthehet tensioni ndërmjet Venezuelës, Kolumbisë dhe SHBA-ve. Presidenti venezuelan, Hugo Çavez ka dhënë alarmin për trupat e disllokuara në Karakas, të cilat duhet t’i përgjigjen një sulmi të mundshëm të Kolumbisë, të ndihmuar nga Amerika. Presidenti kolumbian, Alvaro Uribe ka deklaruar se do t’u drejtohet Organizatës së Shteteve Amerikane dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.