2009-11-09 17:24:06

Vojvodina kërkon më tepër autonomi nga Beogradi


(09.11.2009 RV)Pas Kosovës, Vojvodina. Provinca autonome e Serbisë ka votuar një statut, i cili kërkon më tepër liri nga Beogradi. Vojvodina mund të nënshkruajë marrëveshje me rajone të tjera të botës (por jo me shtete), pavarësisht nga Beogradi. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, “statuti i Vojvodinës është separatist dhe antikushtetues”. Ky statut, pas miratimit nga Asambleja e provincës, duhet të miratohet edhe nga parlamenti i Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.