2009-11-09 17:21:02

Rënia e Murit të Berlinit dhe heshtja e Shqipërisë. Flet Visar Zhiti


(09.11.2009 RV)Rënia e Murit të Berlinit është mbajtur në heshtje në Shqipëri, ku akoma mbretëronte regjimi komunist. Shumë pak vetë e kujtojnë këtë datë, edhe sepse gazeta partiake “Zëri i Popullit”, e vetmja që kishte një shpërndarje të gjerë, në 2 prej 4 faqeve të saj, njoftonte për pritjet e darkat që jepeshin në Tiranë për nder të ministrit të jashtëm të Kubës, në vizitë zyrtare një javore në vend.
Më shumë se Muri i Berlinit, në Shqipëri bëri përshtypje vrasja e kryetarit të partisë rumune, Nikollai Çaushesku. Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, në dhjetor të vitit 1990, nën presionin popullor, regjimi u detyrua të lejonte pluralizmin politik, por tranzicioni drejt demokracisë vazhdoi edhe më gjatë e nuk mund të thuhet se ka përfunduar as sot.
Le të përshkojmë ato momente me ministrin për kulturën në Ambasadën shqiptare në Romë, poetin Visar ZhitiRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.