2009-11-09 17:22:44

Ipeshkvijtë do të marrin mësime për Facebook e Yutube.


(09.11.2009 RV)Një zhytje e vërtetë në ‘web generation” (brezninë e internetit) për ipeshkvijtë evropianë, të cilët nga data 12 deri më 15 nëntor do të jenë në Vatikan, ku do të ballafaqohen me përfaqësuesit e social network Facebook (Rrjetit shoqëror të internetit), me motorin e kërkimit në Google-Youtube, me Wikipedia-n e me botën e hackers.
Ipeshkvijtë, që kryesojnë komisionet ipeshkvnore për komunikimet shoqërore, pranë Konferencave ipeshkvnore evropiane (Ceem), të shoqëruar nga specialistët, të ngarkuarit me shtypin e zëdhënësit e tyre, do të mblidhen, duke nisur nga e enjtja e ardhshme, në Sallën e Vjetër të Sinodit në Vatikan, ku do të shkëmbejnë mendime rreth temës: “Kultura e internetit edhe komunikimi i Kishës” .
Takimi – shpjegon një Komunikatë e Ceem, botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit – dëshiron të krijojë mundësi për një njohje më të thellë të rolit që ka sot interneti për misionin e Kishës si dhe të mundësive që krijohen për komunikimin e mesazhit të krishterë në kulturën e breznive të internetit.
Ipeshkvijtë do të ballafaqohen me përfaqësues të Facebook, të Google-Youtube, të mikroblogging Identi.ca e të Wikipedia-s, që do t’u shpjegojnë prelatëve si përdoren këto kanale, posaçërisht nga breznitë e reja.







All the contents on this site are copyrighted ©.