(08.11.2009 RV)Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të zgjidhur
konfliktin izraelito-palestinez: kjo është thirrja që bëri të mërkurën e kaluar, Vëzhguesi
i përhershëm i Vatikanit në OKB, imzot Çelestino Miljore, me rastin e 60-vjetorit
të krijimit të Agjensisë së OKB-së për Refugjatët palestinezë. Duke folur për Murin
izraelit të Sigurisë, imzot Miljore theksoi se duhet garantuar liria e lëvizjes për
bësimtarët e të gjitha feve. Vetëm me një paqe të drejtë e të qëndrueshme, tha vëzhguesi
i Selisë së Shenjtë, mund të plotësohen aspiratat e ligjshme të të gjithë popujve
të Tokës Shenjte.