2009-11-06 18:21:24

Presidenti i Kazakistanit, në Vatikan, bisedon me Papën për paqen, krizën ekonomike e dialogun ndërfetar.


(06.11.2009 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev i cili, më pas, u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Bertone si dhe me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, imzot Dominik Mambertì.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit – u prekën temat e krizës ekonomike, parë në dritën e Enciklikës “Caritas in Veritate’, të dialogut ndërfetar e të promovimit të paqes, në prag të fillimit të presidencës së Kazakistanit në OSBE. Në nivel dypalësh, u kujtuan me kënaqësi, marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Kazakistanit si edhe disa tematika, aktuale për jetën e vendit. U vu në dukje bashkëjetesa paqësore ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme, duke uruar të luajnë një rol gjithnjë më aktiv në jetën e kombit e në favor të së mirës së përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.