(06.11.2009 RV)U hap sot në Seint Andrjus të Skocisë, mbledhja e G20-ës së
ministrave të Ekonomisë dhe të bankierëve qendrorë, vetëm dy muaj nga mbledhja e nivelit
të lartë në Pitsburg. Dy ditë pune, që kanë si objektiv miratimin e politikave për
të dalë nga kriza e për ta bërë të qëndrueshëm përmirësimin global të ekonomisë. Tani
për tani nuk bëhet fjalë për t’i hequr të gjitha masat, që shërbyen për nxitjen e
zhvillimit ekonomik.