(05.11.2009 RV)Kryetari i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, imzot
Klaudio Maria Çeli ndodhet që dje në Kubë, me ftesën e Konferencës Ipeshkvnore të
vendit. Sot, ai mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme të ipeshkvijve, ndërsa nesër
do të takohet me anëtarët e Komisionit ipeshkvnor për mjetet e komunikimit shoqëror
e në një kishë të kryeqytetit kuban, Havana, do të flasë mbi “Kishën, mas mediat dhe
kulturën dixhitale”. Ndër çështjet e pazgjidhura ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe
Kubës, është pikërisht paraqitja më e madhe e Kishës në mjetet e komunikimit. Aktualisht,
prania e Kishës në to është sporadike, me rastin e ngjarjeve të veçanta ose të festave
fetare të rëndësishme.