2009-11-05 16:05:41

OKB-ja përgjysmon personelin në Afganistan.


(05.11.2009 RV)Si pasojë e valës së atentatave që ka përfshirë Afganistanin, dhe sidomos pas atentatit në të cilën u vranë pesë nëpunës të saj, OKB-ja ka vendosur të tërheqë gjysmën e personelit në vend. Zëdhënësi i OKB-së, Dan MekNorton tha se rreth 600 nëpunës do të shpërngulen në vende të tjera, megjithëse Kombet e Bashkuara, saktësoi zëdhënësi, nuk kanë ndërmend ta braktisin popullin afgan.







All the contents on this site are copyrighted ©.