2009-11-05 16:06:06

Iran: Vijojnë përleshjet pas arrestimeve të djeshme.


(05.11.2009 RV)Sot paradite pati përsëri përleshje ndërmjet policisë iraniane dhe familjarëve të personave që u arrestuan dje gjatë protestave antiqeveritare në Teheran. Lajmi u dha nga radioja Radiofarda. “Policia na rrahu dhe na tha se tani për tani nuk do t’i shohim fëmijët tanë.” tha nëna e njërit nga të arrestuarve. Sipas burimeve të opozitës janë afro 50 manifestuesit që u arrestuan dje nga policia. Ndër ta gjendet edhe gazetari anglo-iranian Farhad Puladi i agjencisë France Press. Manifestimi i djeshëm i opozitës u zhvillua me rastin e manifestimeve të 30-vjetorit të sulmit kundër ambasadës amerikane në Teheran.







All the contents on this site are copyrighted ©.