2009-11-05 16:03:41

Imzot Çelestino Miljore: Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.


(05.11.2009 RV)“Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.” Kjo qe thirrja që Imzot Çelestino Miljore, përfaqësues i përhershëm i Selisë Shenjte pranë Kombeve të Bashkuara i drejtoi dje OKB-së duke folur me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. Duke folur për Murin e sigurisë ndërtuar nga izraelitët, Imzot Miljore tha se liria e lëvizjes i duhet garantuar besimtarëve të të gjitha feve.







All the contents on this site are copyrighted ©.