Beniamin Netanijahu akuzon Iranin se po furnizon me armë hezbollahët libanezë.
(05.11.2009 RV)Autoritetet izraelite lejuan sot daljen nga porti i Ashdodit
të anijes tregtare Frankop pasi i siguruan se as ekuipazhi as kapiteni nuk kishin
dijeni për ngarkesën me armë që mbartnin në stivë. Armët, që u sekuestruan nga roja
bregdetare izraelite, vinin nga Irani dhe kishin si destinacion Libanin. Kryeministri
Benianim Netanijahu akuzoi Teheranin se po përpiqet të destabilizojë situatën në Lindje
të mesme duke furnizuar me armë dhe municione hezbollahët libanezë që godasin qytetet
izraelite.