2009-11-04 18:48:57

Opinion i Imzot Xhordanos, për heqjen e Kryqit nga klasat e shkollave.


(04.11.2009 RV)RealAudioMP3 Mbi vendimin e Gjykatës, dëgjuam opinionin e imzot Aldo Xhordanos, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës:

Përgjigje: - Natyrisht, vendimi i Gjykatës evropiane na habiti, na nxiti të bëjmë pyetje, sepse krijon probleme, probleme serioze. Të duket se në vendim ngulet këmbë mbi faktin se vendosja e Kryqit do të ishte në kundërshtim me pluralizmin edukativ. Mendoj se ky kundërshtim nuk ka kurrfarë baze. Veç kësaj, ngulet këmbë se prania e Kryqit do të ishte në kundërshtim me lirinë fetare të individëve: edhe kjo më duket se duhet provuar. Kemi përvojën e pasur të pakicave fetare, që jetojnë në kombe me shumicë të një feje tjetër, por kjo nuk i pengon të jetojnë lirisht. Ja: arsyet për të cilat nuk vërehet asnjë kundërshtim, kanë të bëjnë pikërisht me vetë simbolin e Kryqit. Kryqi është simbol, që të lë mbresë pikërisht sepse bashkon, miqëson, kapërcen ndryshimet, edhe ndryshimet e Besojmës. Është e qartë se simboli i njeriu me krahë të hapur, si të donte t’i përqafonte të gjithë, është shenjë e jetës së flijuar për dashuri, të flijuar për të gjithë: besoj, prandaj, se është shumë e rëndësishme kjo thirrje për dashuri, si në jetën e individëve, ashtu edhe në atë të shoqërisë. Duhet kujtuar dhe një aspekt tjetër, edhe më misterioz: mbi këtë kryq është mbërthyer njeriu dhimbjes, njeriu i vuajtjes. E kjo u krijon besim të gjithë atyre, që e provojnë sa e tmerrshme është forca e së keqes; sa e padurueshme, dhimbja; sa të hidhura, lotët e të drejtit, të munduar nga i padrejti.







All the contents on this site are copyrighted ©.