2009-11-04 17:01:35

Kremtimi i festave të 1 e 2 nëntorit në Prishtinë


(04.11.2009 RV)Kisha Katolike në Kosovë kremtoi me 1 dhe 2 nëntor festën e të Gjithë Shenjtorëve dhe Përkujtoi Besimtarët e Vdekur në dritën e Krishtit të Gjallë. Në këto ditë të para nëntori e ndjejmë afërsinë e fuqisë tërheqëse drejt Qiellit, që na shtyn ta përshpejtojmë hapin e shtegtimit tonë tokësor.
Në zemër ndjejmë ndezjen e dëshirës së flaktë për t’u bashkuar përgjithmonë me familjen e shenjtërve, pjesë e së cilës kemi hirin të jemi qysh tani. Siç thotë një këngë e njohur shpirtërore: “Kur do të vijë aradha e shenjtorëve të tu, oh sa do të doja, o Zot, të isha ndërmjet tyre!”. Urojmë që ky synim e kjo dëshirë të ndizet flakë në të gjithë të krishterët, e ti ndihmojë të kapërcejnë çdo vështirësi, çdo frikë, çdo vuajtje, çdo mjerim!
Këto festa fetare na kujtojnë se jeta e amshuar, për ne të krishterët, nuk është thjesht një jetë pa fund, por sidomos, një cilësi e re e jetës, shkrirë plotësisht në dashurinë e Zotit, që na çliron nga e keqja e nga vdekja e na bashkon pa fund me të gjithë vëllezërit e motrat, të cilët marrin pjesë në të njëjtën Dashuri. Po të dëgjojmë si u kremtuan festat e fillimit të nëntorit në Prishtinë në shërbimin e Rabie Ibrajt....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.