2009-11-02 16:20:17

Të paktën 35 të vdekur e 50 të plagosur në një atentat në Pakistan


(02.11.2009 RV)RealAudioMP3 E pikërisht në një atentat në Raualpindi të Pakistanit, seli e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, mbetën sot të vrarë të paktën 35 vetë dhe u plagosën rreth 50 të tjerë. Atentatori kamikaze u hodh në erë pranë një radhe njerëzish, që po prisnin të merrnin pagat e pensionet në një bankë. Akoma nuk është marrë përsipër atentati, por policia dyshon për talebanët, në veçanti ata të grupit Terik-e-Taliban Pakistan (Ttp), të cilët kanë qenë në këto ditë protagonistët e një seri atentatesh, që kanë shkaktuar rreth 200 viktima. Ndërsa vazhdon ofensivën kundër talebanëve, qeveria e Islamabadit ka shpallur se do t’i japë 5 milion dollarë atij që do t’i dorëzojë gjallë a vdekur, kreun e grupit dhe 18 krerë të tjerë talebanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.