(022.11.2009 RV)SHBA-të nuk e kanë ndryshuar qëndrimin mbi ndalimin e përhapjes
së ngulimeve hebraike në Çisjordani, por oferta e Izraelit parashikon një kufizim
pa precedent të tyre. Kështu tha sot sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton,
e cila ndodhet në Marrakesh të Marokut për mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve
arabe. Para mbledhjes, ajo u takua në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Benxhamin
Netanijahu. Sipas zonjës Klinton, gjithsesi, mbetet që Izraeli të bëjë me shumë për
t’i dhënë hov të ri procesit të paqes me palestinezët. Nuk ishte i të njëjtit
mendim sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa, i cili shprehu deziluzion
për bisedimet Klinton-Netanijahu dhe theksoi se SHBA-të nuk kanë arritur të ndalojnë
të gjitha ngulimet hebraike, ashtu siç është kërkuar nga presidenti palestinez, Abu
Mazen.