2009-11-01 12:29:02

Ipeshkvijtë e SHBA: “Fëmijët meritojnë të krijohen, jo të sajohen”.


(01.11.2009 RV)Fëmijët meritojnë të krijohen, jo të sajohen. Kështu shkruajnë ipeshkvijtë e SHBA në një dokument, i cili do të diskutohet në asamblenë e përgjithshme të Baltimores, gjatë nëntorit.
Agjensia ‘Catholic News Servis”, botoi disa fragmente të Life-Giving Love in Age of Technology” – “Dashuria që jep jetë në epokën e teknologjisë”, shkrim me 22 faqe, në gjurmët e dokumentit të botuar më 2006, me titull: “Dashuria bashkëshortore dhe dhurata e jetës”. Teknoshkenca nuk mund ta zëvendësojë dashurinë e prindërve – theksojnë prelatët. Çiftet që, jo pa dhimbje, ndodhen para problemeve të papritura të shterpësisë, kanë disa mundësi për t’u bërë prindër.
Sfida – shkruajnë – është të diagnostikohen e t’i përballojnë këto probleme në mënyrë që trupat të mund të funksionojnë si duhet, e kjo nuk krijon asnjë shqetësim moral, sepse është thjesht mjekim, si të gjitha mjekimet që bën njeriu, për të rifituar shëndetin.
Ipeshkvijtë, pra, i pranojnë mjekimet hormonale, kirurgjinë riparuese, mjekimet kundër shterpësisë mashkullore si dhe të gjitha mjekimet, që sigurojnë rikthimin e trupit në normalitet. Po ashtu edhe planifikimin familjar, të bazuar mbi metoda natyrore, që fuqizojnë mundësitë e zënies së fëmijës.
Ndërsa nuk pranojnë në asnjë mënyrë dhurimin e vezoreve e të spermës nga ana e “donatorëve”, të cilët shpesh paguhen për këtë shërbim, duke u kthyer në ‘shitës’, për realizimin e një amësie surrogate.







All the contents on this site are copyrighted ©.