2009-10-31 17:10:13

Sot u shpall i Lum ipeshkvi hungarez, Zolter Lojosh Meslini, martir i regjmit komunist.


(31.10.2009 RV)Sot, në bazilikën e Estergomit, në Hungari, gjatë një Meshe solemne, u lartua në nderimet e elterit, Shërbëtori i Hyjit, Zolter Lojosh Meslini, ipeshkëv martir. Prelati hungarez, bari guximtar, flijoi jetën për kujdesin shpirtëror e përparimin njerëzor të besimtarëve të dioqezës së Estergomit, ku ishte ipeshkëv ndihmës në vitet 1937-1950. Gjatë persekutimit të regjimit komunist hungarez kundër Kishës, u internua në kampin e përqendrimit të Kishtorçës, ku edhe vdiq, pas toturave çnjerëzore, më 4 mars të viti 1951.Meshën Shenjte me ritin e lumnimit e kryesoi kryeipeshkvi Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Papës.







All the contents on this site are copyrighted ©.