Drejtori i 'Osservatore Romano' hedh poshtë kritikat e Küng ndaj Papës
(30.10.2009 RV)“Edhe një herë një
vendim i Benediktit XVI pikturohet me ngjyra të forta, të paramenduara e, sidomos,
larg realitetit”. Kështu e komenton drejtori i gazetës vatikanase L’ Osservatore Romano,
Xhan Maria Vian, një artikull shkruar nga Hans Küng, teolog zviceran, ‘koleg e mik
i vjetër’ i Papës. Shkrimi u botua me bujë në Angli, nga gazeta ‘The Guardian’ e në
Itali, nga ‘Repubblica’. Vetë Papa, në vitin 2005, vetëm pesë muaj pas zgjedhjes
në papni – kujton Vian – deshi ta takonte miqësisht Küng-un, pavarësisht nga fakti
se Selia e Shenjtë nuk e konsideronte më teolog katolik. Që asokohe Küng, i
botuar e i ribotuar nga mjete komunikimi me ndikim mbi lexuesit, ka vijuar ta kritikojë,
me ashpërsi e pa kurrfarë baze, Benediktin XVI. Ashtu si bëri edhe tani, duke
e parë me sy kritik ‘njoftimin, vërtetë historik, nga ana e Selisë së Shenjtë, lidhur
me organizimin e ardhshëm të strukturave kanonike, që do të krijojnë kushtet e përshtatshme
për bashkimin e shumë anglikanëve me Kishën katolike”. Një gjest ky,
që ka për qëllim rindërtimin e bashkimit – ripohon drejtori i së përditshmes vatikanase
– por që shtrembërohet e paraqitet, me fjalë të mëdha, si të ishte një veprim dinak,
i cili mund të lexohet me sy politik, natyrisht nga e djathta ekstreme. Vian
e quan këtë ndërhyrje të Küng si “paraqitje, sa e zymtë, aq edhe e pabazuar, e Kishës
katolike dhe e Benediktit XVI”, duke shprehur hidhërimin e tij përballë këtij sulmi
të ri, të pathemeltë, kundër Kishës së Romës dhe impenjimit të saj të padiskutueshëm
ekumenik.Të dëgjojmë opinionin e dom Marjan Palokës për këtë sulm të ri kundër
Papës, në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit....