2009-10-30 17:44:31

BE-ja thirrje Iranit ta pranojë marrëveshjen bërthamore


(30.10.2009 RV)Bruksel: liderët e BE-së shprehin “shqetësimin e thellë” për programin bërthamor iranian e deklarojnë se të gatshëm të vlerësojnë “marrjen e masave në një afat të shkurtër”. Kështu lexohet në bocën tashmë pothuajse përfundimtare të takimit të nivelit të lartë të BE-së që po zhvillohet në Bruksel. “Këshilli evropian- lexohet në tekst - mbetët plotësisht besnik ndaj impenjimit për të kërkuar një zgjidhje diplomatike të çështjes së programit bërthamor iranian dhe e fton Iranin të bashkëpunojë në mënyrë të plotë në këtë drejtim.
Këshilli evropian ripohon shqetësimin e tij të thellë për zhvillimin e programit bërthamor iranian e për mos zbatimin e vazhdueshëm të obligimeve ndërkombëtare nga ana e Iranin”. Në bocë të BE-së nënvizohet se “zbulimet e fundit për ekzistencën e një impianti për pasurimin me uranium në afërsi të Kom-it i ka përkeqësuar edhe matej shqetësimet e Bashkësisë Evropiane. “Këshilli evropian i bën thirrje Iranit t’i përmbahet udhëzimeve e kërkesave të rezolutës së Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara e të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (Aiea).
Pra, liderët e Bashkimit Evropian edhe një herë i bënë thirrje sot Iranit që ta pranojë projekt marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për karburant bërthamor. Irani ka propozuar ndryshime në propozimin e OKB së, në mënyrë që të hedhë poshtë elementët kryesorë të marrëveshjes. Marrëveshja parashikon që Irani ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët që të procesohet në karburant bërthamor, për t'i hequr shqetësimet e Perëndimit se Teherani po përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore. Në deklaratën e liderëve të BE së në samitin në Bruksel thuhet se përparimi drejt marrëveshjes “do t’i hapte rrugën zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Iranit në dobi të dyanshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.