2009-10-29 17:40:09

Viti kundër varfërisë: 80 milion evropianë rrezikohen nga varfëria.


(29.10.2009 RV)Janë afër 80 milion persona të cilëve u kanoset rreziku i varfërisë në Bashkimin evropian: të dhënat janë shpallur nga Komisioni i BE-së në ditën në të cilën në kryeqytetin e Belgjikës zhvillohet një seminar me titullin: “Varfëria: mes realitetit e perceptimit.
Sfida e komunikimit”, në kuadrin e Vitit 2010 për luftën kundër varfërisë, ku marrin pjesë 400 vetë të regjistruar ndërmjet politikanëve, gazetarëve, Organizatave jo Qeveritare e punonjësve shkencor. Presidenti i Ekzekutivit, i angazhuar në takimin e nivelit të lartë sot dhe nesër me 27 krerët e Shteteve e të qeverive të Bashkimit Evropian, do të mbajë fjalimin e tij përmes videos.
Duke u kthyer te të dhënat që ka botuar Ekzekutivi, “rreziku i varfërisë”, që prek afër 16 % të popullsisë së bashkimit Evropian, është më i lartë në disa vende e më pak në vende tjera, varësisht nga të ardhura për frymë e nga aftësia e blerjes. Sipas dhënave të botuara edhe nga agjencia Sir, në Vendet e Ulëta e në Republikën e Çekisë rreziku i varfërisë e ai i mënjanimit shoqëror prek 10 % të banorëve; të dhënat rriten në 11% në Suedi e Sllovaki, në 12 % nč Austri, Danimarkë, Hungari e Slloveni. Rreziqet më të mëdha regjistrohen në Rumani (25% e popullsisë në rrezik), Bullgari 22%, Letoni 21%, Itali, Spanjë, Greqi 20%.







All the contents on this site are copyrighted ©.