2009-10-29 17:38:08

Kinë: vizita në Pekin e një delegacioni të Këshillit Ekumenik të Kishave


(29.10.2009 RV)Kishat e Kinës duhet të kenë rol më të rëndësishëm në kuadrin e bashkimit vëllazëror të 349 Kishave botërore që janë pjesë e Këshillit Ekumenik të Kishave ( Coe): kështu pohoi pastorit Samule Kobia, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ekumenik i Kishave që gjendet për vizitë në Kinë.
Duke takuar presidentin e Këshillit të Krishterë të Kinës, pastorin Gao Feng në Pekin, pastori Kobia nënvizoi se për arsye të rolit aktual që Kina ka në skenën ndërkombëtare, Vendi nuk ka peshë të rëndësishme vetëm në planin politik dhe ekonomik por edhe atë shpirtëror. “Një ndër problemet që kemi është ai i formimit të një numri më të madh të pastorëve”, tha Gao Feng, duke deklaruar se në disa vende ka bashkësi me më së paku 40 mijë të krishterësh që nuk kanë bari shpirtëror, pra pastor. Për këtë arsye Kishat janë detyruar t’i bëjnë thirrje laikëve, aq sa afër 150 mijë persona janë duke ofruar kontributin e tyre pa asnjë formim teologjik.
Këshilli i Krishterë i Kinës inkurajon pastaj Kishat dhe këshillat lokal që të impenjohen në fushën shoqërore e bashkiake, sepse bëhet fjalë për “një mjet të mirë për shpalljen e Ungjillit”, vrejti pastori Feng.Presidenti i Këshillit të Krishterë i Kinës më pas tha se një ndër sfidat që Kishat duhet t’i bëjnë ballë sot është hapja ndaj botës së rinisë e dialogu me të rinjtë që tregojnë interes për krishterimin.
Kujtojmë se javën e kaluar pastori Koiba, përveç Kinës, ka vizituar Korenë e Veriut e në Pheniŕn është takuar edhe me presidentin e Republikës popullore demokratike të Koresë Kim Yong-nam, me të cili ka folur mbi çështjen bërthamore dhe ka deklaruar se një takim sy më sy ndërmjet Koresë së Veriut e SHBA-së mund të kontribuojë në kapërcimin e vështirësive që ekzistojnë në fushën e armëve bërthamore në rajon.







All the contents on this site are copyrighted ©.