2009-10-29 15:05:11

Imzot Çeli me mision në Kubë: një mundësi e re për thellimin e dialogut


(29.10.2009 RV)Kryeipeshkvi Klaudio Maria Çeli, kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, do të vizitojë Kubën më 4 deri më 8 nëntorin e ardhshëm. Është një rast i rëndësishëm për thellimin e dialogut ndërmjet Kishës katolike e Shtetit, posaçërisht në sektorin e mjeteve të komunikimit. Ta dëgjojmë imzot Çelin, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - Më ftuan ipeshkvijtë kubanë. Do të takohem me Konferencën ipeshkvnore e, më pas, me ata që merren me sektorin e mediave. Kuba, siç mund ta përfytyroni, ka mbi shpinë vështirësi të mëdha. Tani të krijohet përshtypja se këto vështirësi janë duke u kapërcyer e Kuba është duke pyetur veten ç’duhet të bëjë, si duhet të lëvizë e ç’rrugë duhet të marrë. Atëherë e pranova këtë ftesë. Edhe për mua do të jetë sfidë, e madje, sfidë tejet interesante. Prandaj, kur kardinali i Havanës më ftoi, pranova menjëherë, sepse besoj që për Këshillin Papnor është me interes t’i njohë problemet kryesore të botës e të përpiqet për të gjetur edhe mundësitë e bashkëpunimit.

 
Pyetje: - Imzot Çeli, a mund të ndikojë, sipas jush, komunikimi edhe në zhvillimin e shoqërisë kubane?

Përgjigje: - Në se Zoti është komunikim, njeriu i krijuar sipas shembëllesës së Hyjit është edhe ai komunikim. E sa herë që diçka i pengon të komunikojnë, njeriu nuk mund të realizohet plotësisht. Ja, kështu ndodh edhe në Kishë. Kur nuk është e aftë – për shkaqe të brendshme ose, e sidomos, për shkaqe të jashtme – të komunikojë, të jetë ajo që është e që duhet të jetë, Kisha vuan në brendësinë e vet. Ja, pra, prandaj unë besoj se kjo mundësi do të jetë interesante për Kishën në Kubë: si të përballohet ky dialog, që tashmë ekziston, por që sot na krijon kushtet e përdorimit të teknologjive të reja. Kjo sigurisht do të jetë tepër interesante.







All the contents on this site are copyrighted ©.