2009-10-29 17:37:25

Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore mori përgjigjen nga Irani.


(29.10.2009 RV)Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore mori më në fund përgjigjen e Iranit në lidhje me propozimin për trasferimin e uranit për pasurim në Rusi dhe në Francë. Drejtori i saj, Mohamed El Baradei tha se do të konsultohet me të gjitha palët dhe uroi që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt.
Irani e përshëndeti propozimin për ta pasuruar në Rusi uraniumin për shfrytëzim civil. Vendi i tij është i gatshëm që të bisedojë në këtë pikë me vendet perëndimore, tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad, në një fjalim të transmetuar në televizion. Sipas këtij propozimi, Irani do të përpunojë jashtë vendit në shufra bërthamore rreth 70 për qind të uraniumit të tij të pasuruar lehtë dhe në këmbim do të heqë dorë prej pasurimit të uraniumit në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.