2009-10-28 17:55:26

Kardinali Kasper : hapa të vegjël përpara në dialogun me ortodoksët.


(28.10.2009 RV)RealAudioMP3 Dialogu i katolikëve me ortodoksët shkon përpara. Ky është rezultati i takimit të 11-të të Komisionit të përbashkët Ndërkombëtar për Dialogun teologjik ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse, që u mbajt këto ditë në Qipro, me temën tejet të rëndësishme, të rolit të Ipeshkvit të Romës.
Për hollësira, intervistuam vetë kardinalin Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve dhe njëri nga dy kryetarët e Komisionit:

Përgjigje: - Në Qipro patëm një pritje vërtetë të ngrohtë, si nga ana e kryeipeshkvit të vendit, ashtu edhe nga ana e kryepeshkopit të Paphos, vend ku Ungjilli u kumtua nga Shën Pali. Edhe marrëdhëniet e anëtarëve katolikë me ata ortodoksë qenë shumë të mira, miqësore, të qeta. Folëm për një çështje të ndërlikuar, tepër të ndërlikuar, temë me ndjeshmëri tejet të lartë për të dyja palët, e prej shekujsh: për rolin e ipeshkvit të Romës në bashkimin universal të Kishës së mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Bëmë hapa të vegjël përpara në drejtimin e duhur. Po, pikërisht nga që është çështje delikate, hapat janë të vegjël e të ngadalshëm. Rëndësi ka që – pavarësisht nga qëndrimi kundërshtar, mbajtur nga disa prej anëtarëve të Komisionit, posaçërisht nga ata të Kishës së Greqisë – të gjithë përfaqësuesit e ortodoksisë ishin të vendosur për ta vijuar dialogun. Kështu, do të takohemi sërisht vitin e ardhshëm, në Vjenë,







All the contents on this site are copyrighted ©.