2009-10-27 16:15:00

Sot kalendari kishtar përkujtoi Shën Frumencin.


(27.10.2009)Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Frumencin, ungjillëzuesin e parë të Etiopisë. Në se shtegton në rrafshnaltat që rrethojnë Axumin, do të vëresh menjëherë kudo kapela të vogla kushtuar Shën Frumencit. Etiopia, e cila në botën e lashtë njihej si India e përtejme, e nderon jashtëzakonisht shenjtin, të cilin e quan Abba Salama, që do të thotë "Atë Paqësori" ose "mbartësi i dritës".
Shën Frumenci vijoi këtu misionin e tij ipeshkvnor deri në vdekje, rreth vitit 380, duke përhapur kudo fjalën e Ungjillit e duke ia dalë mbanësh të kthente në fenë e krishterë edhe mbretin Ezana, i cili qe nga të parët që e pranoi mesazhin ungjillor. Model tepër modern Shenjti i lashtë, në një kohë kur bota vijon përhumbjen dhe ka aq nevojë për "njerëz paqësorë", "rrezatues të dritës".







All the contents on this site are copyrighted ©.