2009-10-26 14:52:01

Në takimin e parë mbajtur në Vatikan me Vëllazërinë e Shën Piu X dolën në pah çështjet kryesore të natyrës doktrinore.


(26.10.2009 RV)RealAudioMP3 Sot paradite në Vatikan pranë Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë e të Komisionit Papnor Ecclesia Dei, është mbajtur takimi i parë i Komisionit të studimit, formuar prej ekspertëve të të njëjtit Komision dhe Vëllazërisë Meshtarake të Shën Piut X, me qëllim të shqyrtimit e studimit të vështirësive doktrinore që ekzistojnë ende ndërmjet Vëllazërisë së shën Piu X dhe Selisë Apostolike të Romës.
“Në një atmosferë të përzemërt, pozitive e në respekt të anasjelltë - informon një deklaratë e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë - janë nënvizuar çështjet madhore të natyrës doktrinore që do të trajtohen e diskutohen gjatë bashkëbisedimeve që do të vazhdojnë në muajt e ardhshëm e do të mbahen çdo dy muaj”. Në mënyrë të veçantë, vijon deklarata, “janë shqyrtuar çështjet lidhur me botëkuptimin që ka Tradita, Meshari i Palit VI, interpretimi i Koncilit të II të Vatikanit në vazhdimësi me Traditën doktrinore katolike, me temën e bashkimit të Kishës e të parimeve katolike të ekumenizmit, atë të marrëdhënies ndërmjet Krishterimit e feve jo të krishtera dhe të lirisë fetare”. Gjatë takimit, përfundon deklarata, “është përcaktuar metoda dhe organizimit i punës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.