Kosovë: arrestohen 4 persona për mbytjen e kosovarëve në lumin Tisa
(26.10.2009 RV)Policia e Kosovës ka identifikuar katër persona të dyshuar për
organizimin e kalimit ilegal të kosovarëve në kufi ndërmjet Serbisë e Hungarisë përmes
lumit Tisa, gjatë të cilit janë mbytur 19 persona. Një zëdhënës i policisë së
Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se hetuesit e misionit civil të Bashkimit Evropian
Eulex arritën të identifikonin katër kosovarë që sipas gjasave kanë marrë pjesë në
organizimin e kalimit të kufirit përmes lumit, në afërsi të qytetit hungarez Seged.
Prokurori i EULEX it, i cili po i udhëheq hetimet, bashkë me dy zyrtarë të
Policisë së Kosovës ka shkuar në Hungari për të mbledhur informacione shtesë, derisa
edhe 16 persona tjerë rezultojnë të humbur.