2009-10-26 17:30:05

Karaxhiq i kërkon Gjykatës së Hagës të shtyjë procesin


(26.10.2009 RV)Karaxhiq i kërkon Gjykatës së Hagës të shtyjë procesin Ish-gjenerali serb Radovan Karaxhiq nuk u paraqit sot, në ditën e parë të procesit kundër tij, i cili filloi në Gjykatën e Hagës. Audienca u shty për nesër, por i akuzuari ka njoftuar se nuk do të paraqitet. Karaxhiq, me një letër dërguar të shtunën, kërkon shtyrjen e procesit edhe për disa muaj, me qëllim që të fitojë kohë për të përgatitur mbrojtjen.
Në letër, ai siguron se nuk ka ndërmend të bojkotojë procesin, por duhet të përgatitet më mirë. Masakruesi i Srebrenicës, ku gjetën vdekjen 7 mijë vetë në korrik të vitit 1995, është deklaruar i pafajshëm. Ish-lideri serbo-boshnjak, arrestuar në korrik 2008 në Beograd, pasi u fsheh për 13 vjet, duhet të përgjigjet për krime lufte, krime kundër njerëzimit, shkatërrime, vrasje, tortura, përdhunime kryer në 19 komuna boshnjake, në Srebrenicë e në Sarajevë, gjatë rrethimit të së cilës humbën jetën 10 mijë vetë.
E qenë pikërisht “Nënat e Srebrenicës”, të cilat protestuan sot kundër mosparaqitjes së ish-liderit serbo-boshnjak në Gjykatë, duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.