Irani do të vendosë pas pak ditësh për pasurimin e uraniumit jashtë vendit
(26.10.2009 RV)Irani do të shprehet në ditët e ardhshme nëse pranon apo jo
marrëveshjen me SHBA-të, Rusinë dhe Francën, për të pasuruar jashtë vendit uraniumin,
që do të përdorë për qëllime civile. Lajmi u dha nga ministri i jashtëm, Manuher Motaki.
Marrëveshja parashikon që Irani t’i dorëzojë Rusisë pjesën më të madhe të uraniumit
të pasuruar deri në 3,5%, me qëllim që të pasurohet deri në 20% e më pas, të shndërrohet
në Francë në lëndë djegëse për të ushqyer reaktorin e mjekësisë bërthamore në Teheran.
Shumë zëra brenda vendit janë ngritur kundër kësaj marrëveshjeje.