2009-10-23 17:37:18

Imzot Zimovski: binomi etikë e përshpirtëri është themelor në kujdesin për të sëmurët


(23.10.2009 RV)Të shihet i sëmuri jo vetëm si bartës i sëmundjes, por në radhë të parë si njeri me nevoja të gjithanshme: kështu tha kryetari i Këshillit Papnor për Baritorinë e Veprimtarëve të Shëndetësisë, kryeipeshkvi Zigmund Zimovski, në seminarin “Etika e përshpirtëria e Shëndetësisë. Mjekësia tradicionale dhe plotësuese. Kërkime e orientime të reja”. Mjekët, theksoi imzot Zimovski, duhet të kenë parasysh se “etika dhe përshpirtëria përbëjnë thelbin e njeriut”, prandaj shërbimi ndaj të sëmurëve përqafon të gjitha përmasat e personit: fizike, psiqike, shpirtërore e shoqërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.