2009-10-23 18:47:25

Fishta prozator dhe estet në 138-vjetorin e lindjes.


(23.10.2009 RV)Bie sot 138 vjetori i lindjes së njërës nga figurat më të fuqishme të letërsisë e të kombit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX, françeskanit atë Gjergj Fishta. I njohur për poezitë e satirën, sidomos për kryeveprën epike “Lahuta e Malcìs”, atë Gjergj Fishta, krejtësisht i ndaluar gjatë komunizmit, ka edhe hapësira të tjera veprimi, pak të njohura nga lexuesi shqiptar. Pikërisht për to flet në mikrofonin tonë, profesoreshë Persida Asllani, pedagoge në Departamentin e Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, studiuese e letërsisë së pjesës I të shekullit XX, sidomos e asaj të autorëve françeskanë. Ta dëgjojmëRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.