2009-10-23 18:41:29

Atë Lombardi: dialog me kushte të barabarta në Afrikë.


(23.10.2009 RV)“Ndihmat që i jepen Afrikës, nuk duhet të kalojnë përmes asistencializmit, pas të cilit shpesh maskohet kolonializmi, por përmes dialogut me kushte të barabarta. Duhet të japim gjithë ndihmën e nevojshme, për të arritur në protagonizmin e afrikanëve e të Kishës në Afrikë” – Këtë pohon Atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Vatikanit i cili, i intervistuar nga gazeta italiane ‘Riformista’, flet për Sinodin II të Ipeshkvijve, kushtuar Kontinentit afrikan, që do të përfundojë nesër me një kremtim solemn papnor.
Mesazhet e Sinodit – shprehet Atë Lombardi – duhet të bëhen pjesë e jetës së përditshme, të zbresin ndërmjet njerëzve rreth vatrave, të hyjnë në fshatra, në botën rinore, në township. Për të arritur këtë qëllim, mund të pëdoren edhe arti, muzika, kënga. Edhe kjo është një nga format, natyrisht jo liturgjike, të inkulturimit të Ungjillit.
Papa i ka sytë tek Afrika, për arsye të rritjes së vrullshme të Kishës në këtë zonë të botës, me qëllim që të mos humbasë ose të ligështohet përballë sekteve e shekullarizimit. Por për Benediktin XVI varfëria e Kontinentit është problem global i dorës së parë – pohon Atë Lombardi, në sa në Vatikan mbyllet Sinodi II i Ipeshkvijve kushtuar Afrikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.