Papa emëron sekretarët e dikastereve për Familjen e “Drejtësinë dhe Paqen”
(22.10.2009 RV)Papa emëroi sot
sekretarët e rinj të Këshillit Papnor për Familjen e të atij për Drejtësinë e Paqen.
Në krye të dikasterit për familjen është tani imzot Zhan Lafit, 57 vjeç, francez,
anëtar i Bashkësisë Emanuel, deri tani zv.kryetar i Akademisë Papnore për jetën. Sekretari
i ri i dikasterit për Drejtësinë e Paqen është emëruar don Mario Tozo, lindur 59 vjet
më parë në Moliano Veneto të Trevizos në Itali, salezian e deri tani, konsultor në
të njëjtin Këshill Papnor.