2009-10-21 16:57:25

Përfundoi në Tajlandë, Kongresi Botëror i Signis mbi të drejtat e fëmijëve


(21.10.2009 RV)RealAudioMP3 “Kemi të drejtë të jemi këtu, jemi e ardhmja e botës”. Me këtë parrullë, mëse 300 fëmijë të pranishëm në Kongresin botëror të Signis përshëndetën punimet e delegatëve të ardhur nga 70 vende të botës në Çiang Mai të Tajlandës. Kongresi i Signisit, që është shoqata katolike botërore për komunikimin, ofroi një panoramikë të impenjimit të mijëra operatorëve dhe edukatorëve të krishterë në favor të paqes e, në veçanti, në favor të të drejtave të fëmijëve e të rinjve. Kjo ishte edhe tema e asamblesë, që i kushtohej “Mediave për kulturën e paqes – të drejtat e fëmijëve, premtim për të ardhmen”. Signis u bëri thirrje të gjitha mjeteve të komunikimit ta marrin seriozisht mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të adoleshentëve e, jo vetëm ato që sigurojnë mbijetesën, por edhe të drejtën e fëmijëve për arësim e për të qenë protagonistë të fatit të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.