Nga Moska, mbështetje ekonomike për Serbinë. Përkrahje për çështjen e Kosovës
(21.10.2009 RV)Presideti rus, Dmitri Medvedev i siguroi sot Beogradit mbështetjen
ekonomike dhe politike të Rusisë. Në vizitën e tij zyrtare, që përkon me 65 vjetorin
e çlirimi të Serbisë nga nazizmi, Medvedev përsëriti me forcë përkrahjen e Rusisë
për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, kundër pavarësisë së shpallur
nga Kosova. Vendimi, sipas presidentit rus, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe
parimeve të Kombeve të Bashkuara. Moska ka ndërmen ta kthejë Serbinë në krahun e saj
energjitik në rajon. Pikërisht në Serbi do të kalojë një pjesë e gazsjellësit për
të sjellë gazin rus në Evropë.