2009-10-21 16:55:39

Itali-Shqipëri: Fratini, të punohet për takime ndërqeveritare


(21.10.2009 RV)Duhet të mendojmë për një mbledhje ndërqeveritare periodike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, ashtu siç bëhet me Serbinë. Kështu deklaroi sot ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me homologun shqiptar, Ilir Meta.
Kjo mbledhje, ku duhet të marrin pjesë ministrat dhe dy kryeministrat, duhet të shkojë përtej marrëveshjes strategjike për bashkëpunimin dyplaësh. Fratini lavdëroi impenjimin e Shqipërisë në Afganistan, ku merr pjesë me 2000 ushtarë në kuadrin e kontingjentit italian. Italia do të kërkojë në Këshillin e Ministrave të jashtëm evropianë, që do të mbahet të hënën, transmetimin e shpejtë të kërkesës së Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian. Ai uroi që pas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, qytetarët e të cilave do të mund të hyjnë pa viza në Evropë, duke filluar nga janari 2010, të vijë sa më shpejt radha e Shqipërisë, e cila po plotëson gradualisht kushtet teknike.







All the contents on this site are copyrighted ©.