2009-10-20 17:34:22

Në Iran arrestohen tre të dyshuar për sulmin e fundjavës kundër pasdaranëve.


(20.10.2009 RV)Një prokuror i Zahedanit, qytet kryesor në juglindje të provincës së Sistan – Baluçestanit lajmëroi se tre iranianë u arrestuan nga policia si të dyshuar për atentatin kundër Rojeve të Revolucionit islamik të dielës që kaloi.
Ndërsa në planin politik, disa deputetë iranianë i kërkuan në një letër prokurorit të përgjithshëm të Iranit që Mir Husein Musavi, opozitori i Ahmadinexhadit, të nxirret para gjyqit. Sipas tyre duke vënë në diskutim përfundimin e zgjedhjeve presidenciale të qershorit ai “ka kryer një krim kundër kombit” sepse ka njollosur emrin e mirë të qeverisë dhe ka dëmtuar pronën publike.







All the contents on this site are copyrighted ©.