2009-10-20 17:33:56

Irani akuzon perëndimin për sulmin e së dielës.


(20.10.2009 RV)Ministri i jashtëm iranian Manusher Motaki akuzoi përsëri shërbimet sekrete perëndimore për atentatin e së dielës kundër pasdaranëve në Baluçistan, në jug të Iranit. Agjentët perëndimorë, tha ministri i jashtëm iranian, i kanë bazat në Pakistan prej nga hyjnë në Iran duke shkelur ligjet. Më pas Motaki paralajmëroi Britaninë e Madhe të mos bëjë në juglindje të Iranit atë që ka bërë në jug të Irakut. Në atentatin e në fjalë u vranë 40 vetë, ndër të cilët edhe 6 pasdaranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.