2009-10-19 17:09:47

Raund i ri bisedimesh ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë në Gjenevë


(19.10.2009 RV)Në Gjenevë filloi sot një raund i ri bisedimesh ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë për reduktimin e armëve bërthamore. Bisedimet kanë për qëllim të arrihet marrëveshja mbi reduktimin dhe kufizimin e armëve strategjike ofensive, e cila të zëvendësojë traktatin Start (Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike). Dokumenti skadon më 5 dhjetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.