2009-10-19 17:10:44

Al Kaida edhe në internetin që flet shqip


(19.10.2009 RV)Al Kaida është e pranishme edhe në faqet e internetit në gjuhën shqipe. Organizata terroriste, problem edhe për vendet më islamike të botës, dëshiron të grumbullojë rreth vetes myslimanët shqiptarë, tradicionalisht më të moderuar. Faqja e internetit, siç denoncon shtypi i Shqipërisë, është ajo e një forumi islamik, i cili mund të konsultohet lehtë. Në gjuhën shqipe, i thuren lavde Osama Bin Ladenit, atentatit kundër Kullave Binjake më 11 shtator dhe bëhet thirrje për veprimtari terroriste. Video në shqip botohet në kuadrin e një fushate masive të terroristëve për të fituar përkrahës në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.