2009-10-17 16:32:28

Sinodi për Afrikën: u paraqit një libër për Gjon Palin II


(17.10.2009 RV)Me një iniciativë pa precedent, punimet e Sinodit për Afrikën i lanë vend paradite, paraqitjes së librit “Një Papë që nuk vdes” të Xhanfranko Sviderkoskit, ish-zv.drejtor i gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”. Sot, ai është biograf i Gjon Palit II. Vëllimi i botuar nga paolinet iu paraqit etërve sinodalë nga sekretari i përgjithshëm i Sinodit, imzot Nikola Eteroviç, në praninë e Papës Benedikti XVI. Vëmendja e sinodit për Papën Vojtila, për të cilin ka filluar procesi i lumnimit, u tregua edhe në ditët e kaluara me përkujtimin e Sinodit të parë për Afrikën dhe të Këshillimit Apostolik “Ecclesia in Africa”, nënshkruar nga vetë Shërbëtori i Zotit, Vojtila.








All the contents on this site are copyrighted ©.