(16.10.2009 RV)Toka lëkundet sërish
në Indonezi. Tërmeti me magnitudë 6.4 e pati epiqendrën në bregdet, mëse 1000 km larg
nga kryeqyteti Xhakarta, ku gjithsesi është dëgjuar. Nuk ka viktima. Ndërkaq, akoma
pritet bilanci përfundimtar i tërmetit të 30 shtatorit, që dëmtoi rëndë ishullin e
Sumatrës, e në veçanti qytetin e Padangut. Shifrat zyrtare që jep qeveria dhe OKB-ja
flasin për 830-840 të vdekur, 250 të humbur e mëse 2.300 të plagosur. Thuhet gjithashtu
se 130 mijë shtëpi janë shembur e rreth 120 mijë të tjera janë dëmtuar, por edhe sot,
ekzistojnë zona ku ndihmat e vullnetarët nuk kanë shkuar akoma.