Papa uron që shtatorja e Zojës në Monte Mario të Romës të rivendoset në vendin e vet
(15.10.2009 RV)Papa Benedikti XVI
uron që të rivendoset në vendin e vet shtatorja e Zojës në Qendrën Don Orione, në
Monte Mario të Romës. Shtatorja, 9 metra e lartë, vendosur mbi një piedestal prej
19 metrash, ra në datën 13 tetor për shkak të erës së fortë. Në një mesazh për don
Flavio Pelozon, eprorin e përgjithshëm të orioninëve, Ati i Shenjtë e përshkuran shtatoren
si “një nga simbolet fetare më të rëndësishme e domethënëse të Romës”.