2009-10-15 16:06:22

Dëshmi dramatike e një ipeshkvi të Sudanit: të krishterët kryqëzohen.


(15.10.2009 RV)RealAudioMP3 Në veçanti, tërhoqi vëmendejn e Sinodit për Afrikën, gjendja në Sudan, vend i ndarë me veriun kryesisht arab, që ka imponuar ligjin e Kuranit, e me jugun të krishterë animist. Zgjedhjet politike, të parashikuara me marrëveshjen e paqes 2005, duhet të zhvillohen brenda vitit 2010, ndërsa për vitin 2011 është fiksuar një referendum për vetëvendosjen e Jugut. Të gjitha këto mund të jenë në rrezik për shkak të dhunës së grupeve rebele, të lidhura me qeverinë e Khartumit. Kështu pohon në mikrofonin tonë, imzot Hiiboro Kusala, ipeshkëv i dioqezës jugore të Tombura Yambio, teatër sulmesh të vazhdueshme kundër të krishterëve:
Këta rebelë, siç e shohim ne punën, po marrin ndihma nga qeveria e veriut, Të gjithë kanë pushkë, armë… Mendoj se duan ta lënë jugun e Sudanit në vështirësi, që të mos ketë paqen e nevojshme për të përgatitur referendumin e vitit 2011.
A sulmojnë edhe bashkësinë e krishterë?
Po. Më 13 gushtin e kaluar, rebelët hynë në kishën e famullisë sime dhe morën shumë persona peng. Ndërsa iknin në pyll, vranë shtatë prej tyre: i kryqëzuan nëpër pemë. Ka shumë drama si kjo. Disa prej rebelëve kanë mësuar nga Al Kaida në Afganistan: janë kundër Kishës. Plani i tyre është të frikësojnë të krishterët.
Të jetosh Ungjillin është e vështirë, mund edhe të martirizohesh…
Po. Ne po përjetojmë pikërisht këtë, pasi po vrasin njerëz, u djegin shtëpitë, kishat: ky është martirizim. Të krishterët kanë frikë. Por ne nuk duam të vdesim. Gjithçka ndodh përforcon fenë, njerëzit vazhdojnë të vijnë në kishë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.