2009-10-14 18:46:02

Rritet uria në botë: mëse 1 miliard pa ushqim


(14.10.2009 RV)Personat që vuajnë nga uria në botë janë 1,02 miliard, 9% më shumë se vitin e kaluar. Rritja më e madhe regjistrohet në vendet e pasura. Kështu shkruhet në raportin e FAO-s (Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë) dhe të Pam-it (Programi Ushqimor Botëror), publikuar sot. Të dhënat, shpjegojnë dy organizmat ndërkombëtare, tregojnë dështimin e impenjimit për arritjen e objektivit të Deklaratës së OKB-së për Mijëvjeçarin e Tretë, ku parashikohej përgjysmimi i urisë brenda vitit 2015.
Ai i këtij viti është piku më i lartë gjatë 39 vjetëve të fundit. Rekordi i të uriturve mbahet nga rajoni i Azisë në Paqësor, ndjekur nga Afrika subsahariane, nga Amerika Latine, nga veriu dhe lindja e Afrikës. Sipas drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Zhak Diëf, pa dyshim që faji është i krizës ekonomike botërore, por ekzistojnë mjetet teknike dhe ekonomike për ta eliminuar këtë plagë. Ai që mungon, është vullneti politik.








All the contents on this site are copyrighted ©.