2009-10-13 15:46:09

Hilari Klinton: Nuk ka ardhur ende koha për sanksione të tjera kundër Iranit.


(13.10.2009 RV)“Nuk ka ardhur ende koha për t’i vënë sanksione të tjera ekonomike Iranit.” Kështu deklaroi sekretarja e shtetit Hilari Klinton gjatë një konference për shtyp të përbashkët me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov në lidhje me bisedimet për programin bërthamor iranian.
Hilari Klinton tha se është e një mëndjeje me deklaratat e fundit të presidentit rus Dimitri Medvedjev që sanksionet kundër Teheranit do të jenë të pashmangshme nëse republika islamike do të vazhdojë t’i pengojë kërkesat e fuqive të mëdha për pezullimin e programit bërthamor. Më pas sekretarja e shteti Klinton tha se gjatë bisedimeve të zhvilluara për problemin iranian në fund të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Moska bashkëpunoi ngushtë me SHBA. Po ashtu, ministri i jashtëm rus Lavrov deklaroi se SHBA dhe Federata Ruse bënë përparime të dukshme për Traktatin e ri të reduktimit të armëve strategjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.