Frytet e vizitës baritore të imzot Avgustinit në Misionin Katolik të Blinishtit
(13.10.2009 RV)Ipeshkvi i dioqezës së Sapës, imzot Lucian Avgustini bëri një
vizitë baritore në Misionin Katolik të Blinishtit, themeluar nga don Antonio Sharra,
i cili po lufton me një sëmundje të rëndë në Itali. Ndër pikat kulmore të vizitës,
festimi i 10-vjetorit të Kishës së Bariut të Mirë në Krajën, takimi me grupet e lutjeve
e me të rinjtë, paraqitja e letrës drejtuar familjeve. Më hollësisht na informon bashkëpunëtorja
jonë, Violeta Marashi